Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, shprehet i bindur se nesër, përveç se do të mbahet seanca e Kuvendit, do të formohet edhe Qeveria e re.
Ai thekson se LVV nuk ka refuzuar kurrë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ka respektuar gjithmonë aktgjykimet për formimin e shumicës parlamentare.




