Policia Kufitare në Morinë ka ndaluar një 39-vjeçar nga Kosova, i cili dyshohet se ka tentuar të kalojë kufirin me municion dhe armë të ftohta të fshehura në automjetin e tij.
Gjatë kontrollit të mjetit, autoritetet kanë gjetur dy karikatorë me fishekë, dy thika, një sëpatë dhe një shkop metalik, të cilat janë sekuestruar bashkë me automjetin si prova materiale.
Pas veprimeve fillestare, i dyshuari është arrestuar në flagrancë për vepra penale që lidhen me armët dhe municionin pa leje.
Rasti është proceduar më tej në Prokurorinë kompetente për trajtim të mëtutjeshëm.




