Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënim prej 45 vitesh burg për secilin nga ish-drejtuesit e UÇK-së, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe jashtë çdo standardi ndërkombëtar.
Ai tha se UÇK-ja zhvilloi një luftë të drejtë, mbrojtëse dhe çlirimtare në rrethana okupimi dhe dhune shtetërore, ndërsa theksoi se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës për liri.




