Komuna e Mitrovicës ka ndarë 720 euro për secilin nga 350 studentë që përfitojnë bursë.
Kryetari i komunës, Faton Peci, tha se përveç rritjes së shumës mujore për studentët, është rritur edhe numri i përfituesve.
Ai theksoi se mbështetja në arsim mbetet një nga prioritetet kryesore të komunës dhe do të vazhdojë të forcohet edhe në forma të tjera.




