Ka filluar takimi i kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, me kryetarët e subjekteve politike në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Rendi i ditës përqendrohet në përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës së 10-të, e cila do të mbahet nesër në ora 12:00.
Rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025:
LVV: 57 deputetë
PDK: 22 deputetë
LDK: 15 deputetë
AAK: 6 deputetë
Komunitetet joshumicë: 20 ulëse të garantuara, përfshirë serbët, turqit, romët, ashkalinjtë dhe komunitetet e tjera.
Seanca konstituive vjen pas një periudhe të gjatë ngërçi politik dhe hap rrugën për formimin e legjislaturës së dhjetë.




