Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur veprime hetimore në Komunën e Suharekës lidhur me procesin e numërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas njoftimit zyrtar, pas grumbullimit të informatave që kanë të bëjnë me Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë, me autorizim të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu është iniciuar procedura hetimore për të sqaruar rrethanat e procesit zgjedhor.
Nga Prokuroria kanë bërë të ditur se për momentin nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me hetimet, ndërsa veprimet do të vazhdojnë në përputhje me procedurat ligjore.




