Prokurori i Hagës, Matthew Howling, gjatë fjalës përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka theksuar se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi kanë luajtur rol në emërimet e komandantëve të UÇK-së.
Ai ka saktësuar se Veseli ishte pjesë e vendimeve për emërimin e individëve që, sipas prokurorit, kanë mbikëqyrur operacionet ku janë kryer tortura.




