Gjatë periudhës së fundit, Policia ka regjistruar 12 raste vjedhjesh: 9 në Ferizaj, 2 në Shtime dhe 1 në Kaçanik. Në të njëjtin rajon janë raportuar 2 raste dhune në familje, një në Ferizaj dhe një në Kaçanik.
Po ashtu, Policia ka arrestuar 10 persona të kërkuar me urdhëresa gjykatash për vepra penale dhe kundërvajtëse.
Qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me autoritetet për parandalimin e krimeve, duke raportuar rastet drejtpërdrejt në stacionet policore, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha të dhënat e raportuara trajtohen konfidencialisht.




