Agjencia e Punësimit e Kosovës ka njoftuar se subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në kuadër të skemës Kosovo Generation Unlimited është rritur nga 170 në 300 euro.
Skema zbatohet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me UNICEF dhe Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Qëllimi i këtij rritjeje është të ofrohet mbështetje më e madhe për bizneset dhe të nxisë punësimin e të rinjve në tregun e punës.
Agjencia thekson se masa pritet të ndikojë në rritjen e mundësive për punësim dhe të fuqizojë të rinjtë përmes praktikës së subvencionuar.
Të rinjtë e interesuar mund të paraqiten në zyrat lokale të punësimit për informacion dhe aplikim.




