Publicisti Veton Surroi ka sugjeruar që procesi i anëtarësimit të Kosovës në Bordin e Paqes të dërgohet fillimisht për vlerësim në Komisionin e Venecias, para se të procedohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Surroit, një opinion i tillë do të ndihmonte në vlerësimin e përputhshmërisë ndërmjet Kartës së Bordit të Paqes dhe Kushtetutës së Kosovës, veçanërisht për shkak se ratifikimi me dy të tretat e votave do të nënkuptonte nënshtrimin e ligjeve të Kosovës ndaj kësaj Karte.
Ai ka theksuar se kërkimi i mendimit nga Komisioni i Venecias nuk do të nënkuptonte heqje dorë nga procesi, pasi Kosova, sipas Kartës, mund të vazhdojë të jetë anëtare pa të drejtë vote deri në një vendim përfundimtar për ratifikimin parlamentar.




