Grupi i tifozëve “Kuq e Zi” ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në Marshin “Drejtësi, jo politikë”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, më 17 shkurt në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.
Sipas njoftimit të grupit, marshimi synon të shprehë mbështetje për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Ata e cilësojnë UÇK-në si simbol të lirisë, sakrificës dhe rezistencës kombëtare dhe theksojnë se procesi gjyqësor është një përpjekje për të rishkruar historinë dhe për të barazuar viktimën me agresorin.
“Të gjithë shqiptarët janë të ftuar që më 17 shkurt në ora 14:00 në Prishtinë të tregojnë përkrahjen e tyre. UÇK-ja është liria jonë,” thuhet në njoftim.




