Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë shoqëruar për intervistim në lidhje me raste të dhunës në familje në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë ushtruar dhunë ndaj viktimave femra.
“Të tre rastet do të vazhdojnë të trajtohen në gjendje të lirë, me urdhër të prokurorit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.




