Zyra e Rregullatorit për Energji ka bërë të ditur se edhe konsumatorët familjarë në Kosovë gëzojnë të drejtën ligjore për ta zgjedhur vetë furnizuesin e energjisë elektrike, pavarësisht se aktualisht furnizohen përmes shërbimit universal me tarifa të rregulluara.
Sipas ZRrE-së, kjo e drejtë vlen për të gjithë konsumatorët dhe mund të ushtrohet në çdo kohë, me kusht që të përmbushen kriteret e tregut dhe të lidhen marrëveshjet përkatëse kontraktuale me furnizuesit alternativë.
ZRrE thekson se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është i paraparë me legjislacionin në fuqi dhe me obligimet që burojnë nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, duke garantuar hapjen e tregut dhe zgjedhjen e lirë të furnizuesit për qytetarët.




