Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka ftuar ndjekësit e saj të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të çlirimtarëve të gjykohen në Hagë.
Thirrja është shpërndarë në Facebook dhe Instagram, ndërsa marshimi do të mbahet më 17 shkurt në sheshin “Skenderbeu”, me pjesëmarrjen e pritur të rreth 200 mijë qytetarëve.




