Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vizitoi Fadil Fazliun një ditë pas lirimit të tij me kusht nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Haradinaj shprehu respekt për qëndrueshmërinë e Fazliut dhe sakrificën e familjes së tij, duke theksuar se pret lirimin e të gjithë ish-luftëtarëve që gjenden ende në Hagë.
Ai gjithashtu ftoi qytetarët të bashkohen më 17 shkurt në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të mbështetur luftën çlirimtare.




