Pas tre sezoneve në Ligën C dhe një rrugëtimi të suksesshëm në Ligën D, Kosova do të garojë për herë të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve, niveli i dytë i garës evropiane për kombëtaret.
Shorti i fazës grupore do të hidhet të enjten në Bruksel në ora 18:00. Kosova ndodhet në vazon e katërt, së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut, ndaj të cilave nuk mund të ndeshet në fazën grupore.
Në grup, Kosova do të ketë një skuadër nga secila prej tre vazove të tjera, ndërsa xhirot e fazës grupore zhvillohen nga shtatori deri në nëntor të vitit 2026.
Aktualisht, fokusi i Dardanëve mbetet ndeshja gjysmëfinale e plejofit për Botërorin 2026, më 26 mars kundër Sllovakisë në Bratislavë.




