Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se ekziston mundësia që sonte të mbahen dy seanca në Kuvend – njëra për konstituimin e legjislaturës dhe tjetra për votimin e Qeverisë së re.
Ajo u shpreh optimiste se procesi do të zhvillohet pa vonesa dhe theksoi rëndësinë e funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve.




