Në Dhomat e Specializuara në Hagë, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka kundërshtuar pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar se ai ka udhëhequr Drejtorinë Politike dhe ka hartuar komunikata të UÇK-së.
Avokati Luka Mishetiq ka theksuar se nuk ka prova që e mbështesin këtë dhe se dëshmia e Rexhep Selimit rrëzon akuzat për përfshirjen e Thaçit.
Mbrojtja ka nënvizuar se pretendimet e prokurorisë janë të paqarta dhe të pabazuara.




