Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se më 16 shkurt, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat publike të qytetit do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Rama theksoi përmes një postimi në Facebook se kjo iniciativë ka për qëllim të kultivojë tek brezat e rinj respekt për historinë dhe idealet e vendit.
Ai vuri në dukje se kujtesa historike është themel i identitetit dhe respektit për shtetësinë e Kosovës.
Kërkesa për këtë orë të veçantë iu drejtua Ramës nga asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.




