Gjatë seancës gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli ka pranuar se nuk ka qenë i sinqertë në deklarimet e tij të mëparshme lidhur me raportin me bashkëshorten.
Murseli ka thënë se pretendimet për tradhtinë e Liridona Ademajt nuk janë të vërteta dhe se janë bërë nën presion. “Për shkak të presionit të policisë nuk kam qenë i sinqertë gjatë deklaratës. Kam improvizuar në pjesën ku kam thënë se Liridona më ka tradhtuar,” ka deklaruar ai.
Ky zhvillim tregon një kthesë në gjykimin e tij dhe mund të ndikojë në rrjedhën e mëtejshme të hetimeve.




