Sylejman Fazliu, 59 vjeç, ka ndërruar jetë pas rënies në një bunar në oborrin e një shkolle në fshatin Bajnicë të Kaçanikut të martën në mbrëmje.
Trupi i të ndjerit u nxorr nga zjarrfikësit e rajonit të Ferizajt, ndërsa ekipet mjekësore konfirmuan vdekjen e tij.
Varrimi do të bëhet sot, më 11 shkurt 2026, në varrezat e fshatit Bajnicë.
Ngushëllime familjes dhe të gjithë të afërmve.




