Nga 1 shkurti 2026 deri më 1 mars 2027 do të ndalohet peshkimi në disa pjesë të lumenjve Klina dhe Drini i Bardhë, me qëllim mbrojtjen dhe shtimin e fondit të peshkut.
Ndalesa përfshin lumin Klina nga Restoranti “Lumi” deri te bashkimi me Drinin e Bardhë, si dhe Drinin e Bardhë nga Ura e Haxhisë deri te bazeni i peshqve pranë hekurudhës.
Shkelësit do të gjobiten nga 200 deri në 500 euro dhe ndaj tyre mund të ndërmerren masa ligjore.
Autoritetet kanë bërë thirrje për respektimin e vendimit dhe mbështetje të kësaj nisme për ruajtjen e lumenjve.




