Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër” dhe i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
Gjatë takimit me përfaqësuesit e platformës, Osmani theksoi rëndësinë e ruajtjes së drejtësisë së paanshme, respektimin e vlerave të luftës çlirimtare dhe edukimin e brezave të rinj mbi historinë kombëtare.
Organizatorët thanë se marshimi është një thirrje për unitet qytetar dhe respekt për sakrificën e lirisë, duke nënvizuar nevojën që drejtësia të qëndrojë e ndarë nga politika.




