Sot gjatë një seance në procesin gjyqësor kundër Naim Murselit, u diskutua edhe një kredi e garantuar nga Behgjet Pacolli për familjen Murseli (Liridona dhe Naimi).
Pacolli sqaroi se familja kishte blerë një lokal në Uddevalla dhe nga kredia janë kthyer më pak se 12,000 euro.
Ai gjithashtu përmendi se Naimi kishte kryer punë për mirëmbajtjen e faqeve të internetit dhe platformave të rrjeteve sociale të kompanive të grupit Mabetex dhe Fondacionit BP.
Pacolli tha se nuk ka pasur ndonjë kërkesë urgjente për kthim të plotë të shumës dhe nuk ka pasur shqetësim nga ana e tij për këtë.




