Tifo-grupi i Prishtinës, “Plisat”, ka shpallur mbështetjen e tij për protestën që do të mbahet më 17 shkurt në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ora 14:00.
Qëllimi i protestës është të kërkohet drejtësi dhe të nderohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar padrejtësitë që përballen ushtarët e UÇK-së në Hagë.
Në njoftim thuhet se “Plisat” u bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen për të mbrojtur historinë dhe për të kërkuar drejtësi: “Heshtja nuk është opsion kur po gjykohet lufta për liri. Drejtësia nuk negociohet.”
Protesta synon të sjellë zërin qytetar në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të drejtësisë për të gjithë pjesëmarrësit.




