Policia e Kosovës ka sekuestruar 6 granata dore dhe disa pjesë uniformash të Policisë së Kosovës në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobroshevina, Zubin Potok.
Njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD) ka neutralizuar në mënyrë të sigurt granatat, ndërsa Prokurori i Shtetit ka udhëzuar nisjen e rastit për mbajtje të paautorizuar të armëve.
Në lidhje me rastin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe u bën thirrje të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në numrin 192.




