Raporti i fundit 24-orësh i Policisë së Kosovës tregon një rritje të shqetësueshme të dhunës në familje dhe kanosjes në disa komuna të vendit.Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 45 persona, prej të cilëve 25 janë dërguar në mbajtje.
Rastet përfshijnë dhunë fizike, psikike dhe kanosje, ku shumica e viktimave janë gra.
Në Prishtinë, Podujevë, Shtime, Pejë, Klinë dhe Malishevë janë regjistruar incidente të ndryshme, disa prej të cilëve përfunduan me masë arresti ose ndjekje në procedurë të rregullt.
Sipas statistikave, nga janari deri në tetor 2025 janë raportuar mbi 2,400 raste të dhunës në familje, ndërsa në periudhën 2023–2025 janë regjistruar mbi 8,000 raste të ngjashme.
Autoritetet policore bëjnë thirrje për raportimin e çdo rasti dhe ndërhyrjen e menjëhershme për mbrojtjen e viktimave.




