Këngëtari kosovar Sabri Fejzullahu ka bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë në protestën e 17 shkurtit në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Fejzullahu tha se ishte i tronditur kur mori vesh se Prokuroria kishte kërkuar 45 vjet burg për secilin prej tyre. Ai i përshkroi ish-krerët si “dritën e syve tanë” dhe theksoi se populli shqiptar duhet të mbrojë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit.
“Kjo është një çështje që nuk diskutohet. Të mos dalësh për ta është e paimagjinueshme. Ata janë sikur dielli dhe uji për ne, nuk kemi jetë pa ta,” tha Fejzullahu.




