Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se pret që sot të bëhet konstituimi i Kuvendit, duke shtuar se vendi ka humbur shumë kohë nga bllokimi i legjislaturës së kaluar.
Seanca konstituive është paraparë të nisë në ora 17:00 dhe do të drejtohet nga deputeti më i vjetër në përbërje, Avni Dehari.




