Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka gjetur skuadrën e tij të re duke firmosur me klubin zviceran, Zurich.
Berisha më parë luante për LASK-un në Austri, ndërsa kontrata me Zurichun është e vlefshme deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Gjatë karrierës me përfaqësuesen e Kosovës, Berisha ka regjistruar 52 paraqitje, duke sjellë përvojë dhe stabilitet në mesfushë për skuadrën e tij të re.




