Ambasada e Italisë në Kosovë ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen si kryetare e Kuvendit dhe Albin Kurtin për riemërimin si kryeministër.
Në një postim në Facebook, ambasada theksoi rëndësinë e institucioneve të forta dhe të qëndrueshme për progresin e Kosovës, duke nënvizuar nevojën për reformat dhe forcimin e perspektivës evropiane të vendit.
“Presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të thellojmë partneritetin tonë, duke i uruar suksese në përgjegjësitë e reja,” thuhet në deklaratë.




