Policia në Junik ka arrestuar 12 persona të dyshuar për veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Sipas njoftimit, rreth orës 01:40 policia ka pranuar informacione se në një lokal po zhvilloheshin lojëra të kundërligjshme të fatit. Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 1,040 euro para të gatshme, letra bixhozi dhe prova të tjera materiale.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.




