Këngëtarë dhe artistë nga të gjitha trojet shqiptare kanë shprehur mbështetjen e tyre për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve që përballen me procese gjyqësore në Hagë.
Përveç Era Istrefit, Yll Limanit dhe Shkurte Fejzës, mbështetjen e kanë dhënë edhe Shkëlzen Jetishi, Sabri Fejzullahu, Gashi dhe Arif Vladi, të cilët kanë bërë thirrje për unitet dhe respektim të vlerave të luftës çlirimtare.
Marshi po përkrah edhe nga kategori të tjera të shoqërisë, duke e shndërruar atë në një kauzë gjithëpërfshirëse qytetare për drejtësi dhe të vërtetën historike.




