Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, e cilësoi formimin e Qeverisë së re në Kosovë si lajm inkurajues dhe kërkoi përparim të shpejtë në reforma dhe në dialogun me Serbinë.
Edhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, përshëndeti zhvillimet dhe paralajmëroi vizitë në Prishtinë, duke theksuar fokusin në integrimin evropian dhe përfitimet nga Plani i Rritjes.




