Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas seancave të Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar se të dy institucionet kanë mbajtur një qëndrim të përbashkët në mbrojtje të së vërtetës historike dhe sakrificës së UÇK-së.
Në postimin e tij, Hamza shkruan se udhëheqësit e UÇK-së që janë para Hagës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – “nuk janë vetëm”. Ai falënderoi deputetët e të dy vendeve për mbrojtjen e dinjitetit, krenarisë dhe vlerave të luftës çlirimtare. 🇽🇰🇦🇱




