Deputetja Duda Balje ka reaguar pasi nuk u përfshi në kabinetin e tretë të qeverisë “Kurti”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ironizoi duke u drejtuar atyre që e kuptojnë se karakteri dhe parimet tregohen në jetë, në punë dhe në treg.
“Mirëmëngjes atyre që e dinë se karakteri dhe parimet tregohen në jetë, në punë dhe në treg. Dhe atyre që nuk e dinë këtë – qoftë kafeja pa sheqer”, shkroi Balje në Instagram.




