Policia e Kosovës ka njoftuar se, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe autoritetet gjermane, janë realizuar dy ekstradime në dy ditët e fundit.
Më 11 shkurt 2026, një shtetas kosovar është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet kosovare për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. Pas mbërritjes në Kosovë, ai iu dorëzua njësive përkatëse për procedura të mëtejshme ligjore.
Ndërkaq, më 12 shkurt 2026, një tjetër shtetas i Kosovës është ekstraduar nga Kosova drejt Gjermanisë, ku kërkohej nga autoritetet gjermane për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “grabitje”.
Policia bëri të ditur se të dyja ekstradimet janë realizuar në bazë të ligjeve dhe marrëveshjeve në fuqi mes dy vendeve, si dhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional në luftën kundër krimit.




