Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar deputeten Jehona Lushaku Sadriu si kryetare të Grupit Parlamentar të partisë në legjislaturën e dhjetë.
Abdixhiku e përshkroi Sadriun si një deputete me integritet, përvojë politike dhe përkushtim ndaj demokracisë parlamentare dhe orientimit euroatlantik të Kosovës.




