Skitarja kosovare Kiana Kryeziu sot nis paraqitjen e saj të parë në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano–Cortina 2026”, ku do të garojë në disiplinën e skijimit alpik – Super G për femra. Gara zhvillohet këtë të enjte nga ora 11:30 deri në 13:40, në ditën e gjashtë të lojërave, ku ajo do të përballet me elitën botërore të këtij sporti.
Kosova në këtë edicion përfaqësohet nga dy sportistë, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët do të garojnë në disiplinat përkatëse. Në Lojërat Olimpike Dimërore po marrin pjesë rreth 2.800 sportistë nga 92 vende të botës, ndërsa garat po zhvillohen në disa qytete të Italisë.




