Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar 18 kandidatët e radhës për deputetë në Kuvendin e Kosovës, pas dorëheqjeve të disa deputetëve. Vendimi u mor në mbledhjen e 15-të të këtij viti, të kryesuar nga Kreshnik Radoniqi.
Nga Lëvizja Vetëvendosje janë rekomanduar 15 kandidatë për të zëvendësuar deputetët e dorëhequr, ndër ta Egzon Azemi, Fahrush Rexhepi, Bajram Mavriqi dhe Arijeta Rexhepi.
Po ashtu, kandidatë të rinj janë propozuar edhe nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, subjekti “Za Slobodu Pravdu i Opstanak” dhe Koalicioni VAKAT.
Lista e plotë është publikuar nga KQZ, ndërsa tani nis procedura ligjore për dhënien e mandateve sipas rregullave në fuqi.




