Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur të zgjatë mandatin e Peter Sorensen, emisarit të BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, deri më 29 shkurt 2028. Sorensen ishte emëruar në këtë detyrë në janar 2025.
Gjatë vizitës së fundit në Kosovë më 14 janar, ai shprehu shpresën që viti 2026 do të sjellë përparim në dialogun Kosovë-Serbi, duke e quajtur vitin 2025 si një vit që nuk arriti të përmbushë pritshmëritë.
Ai gjithashtu uroi qytetarët për Vitin e Ri dhe zgjedhjet e fundit, duke theksuar nevojën për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.




