Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdojnë deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, deklaroi se Zyra e Prokurorit të Specializuar po mbështetet në “informacione të dorës së dytë, thashetheme dhe dëshmi të pavërtetuara”.
Më herët, deklaratat përmbyllëse i paraqiti Prokuroria e Specializuar, e cila ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve. Deklaratat e mbrojtjes pritet të përfundojnë deri më 18 shkurt, pas së cilës çështja i kalon trupit gjykues që ka tre muaj kohë për shpalljen e aktgjykimit.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.




