Mimoza Kusari njoftoi të premten se po lë detyrën e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, për t’u marrë me rolin e saj të ri si ministre e Ministrisë së Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit.
Në një video nga zyra e saj, Kusari tha se pesë vitet e kaluar kanë qenë plot sfida, suksese dhe beteja politike, gjithmonë në shërbim të interesit të qytetarëve.
Ajo falënderoi kolegët për mbështetjen dhe shprehu gatishmërinë për angazhime të reja në detyrën e re.




