Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur pas mbledhjes së parë të kabinetit të ri qeveritar lidhur me procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ai tregoi se LVV do të nisë konsultimet me partitë politike pasi të përfundojnë votimet për marrëveshjet ndërkombëtare dhe konstituimi i Kuvendit të jetë përfunduar.
Murati theksoi se kjo është “sfida e radhës” për qeverinë dhe iu referua deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka paralajmëruar fillimin e diskutimeve për këtë çështje në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e konsensusuar.




