Ministri i Financave, Hekuran Murati, zhvilloi takim me Ministrin e ri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ku u realizua ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrave.
Murati uroi suksese Hotit dhe ofroi mbështetje gjatë fazës tranzitore, ndërsa Hoti prezantoi planet dhe prioritetet e tij.
Të dy ministrat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit institucional për të adresuar nevojat dhe sfidat e qytetarëve.




