Shtatë kryesues të vendvotimeve në komunën e Klinës janë ndaluar për 48 orë, pasi dyshohen për parregullsi gjatë numërimit të votave.
Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftoi se brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të dyshuarve në procedurë penale në gjykatë.
Institucionet theksuan se do të vazhdojnë të mbajnë integritetin e votës së lirë dhe të ndjekin penalisht çdo person të përfshirë në shkelje.




