Nga 1 janari 2011 deri më 4 prill 2024, në Kosovë janë lindur 306,419 fëmijë, nga të cilët 160,136 ishin meshkuj dhe 146,283 femra, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe lindën gjithsej 165,015 nëna të moshave të ndryshme. Ndër to, 6 vajza 15-vjeçare dhe 6 vajza 16-vjeçare u bënë nëna, ndërsa 102 vajza 18-vjeçare gjithashtu lindën fëmijë.
Statistikat tregojnë se lindjet janë regjistruar edhe te gratë mbi 50 vjeç, përfshirë 1,537 lindje nga 50-vjeçaret dhe deri te gratë 65-vjeçare, me 71 raste të grave mbi 66 vjeç që lindën gjatë kësaj periudhe.




