Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend, përfshirë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Presidentja ritheksoi përkushtimin për stabilitet demokratik, konsolidim institucional dhe thellim të bashkëpunimit me SHBA, si dhe rolin aktiv të Kosovës në Bordin e Paqes.




