Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar Albin Kurtin për mandatin e ri në krye të Qeverisë së Kosovës.
Përmes një postimi në ‘X’, Plenkoviq theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian.
Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të punuar për stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin e Evropës Juglindore.




