Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë si hapa të rëndësishëm për funksionimin demokratik të vendit.
Ai ka theksuar se institucionet e reja duhet të ndërtohen me përgjegjësi dhe frymë bashkëpunimi, duke vendosur në fokus interesin publik dhe mirëqenien e qytetarëve.
Sipas Ramës, vendi ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm, institucione funksionale dhe një kulturë politike që i përgjigjet standardeve të një demokracie moderne.
Në emër të Kryeqytetit, Rama ka kërkuar nga Qeveria më shumë punë konkrete dhe përgjegjësi institucionale, duke theksuar nevojën për bashkëpunim më të madh, veçanërisht pas përvojave jo të kënaqshme nga mandati i kaluar.
Ai shtoi se koha kërkon seriozitet, vizion dhe angazhim real në shërbim të së mirës së përbashkët.




